Përzgjedhja e pjesëve të rralla nga Fermat e cilësisë më të lartë në të gjithë botën
Asgjë nuk i mbledh njerëzit bashkë si ushqimi i mirë
Vakti i vërtetë ideal

Restoranti në Tiranë, ku ju mund të shijoni cilësinë e vërtetë

Ushqimi është përbërësi më i veçantë që na lidh fort bashkë

 Gjithmonë produkte të freskëta, staf gjithmonë të vëmendshëm, gjithnjë pritje miqësore. Nga bashkimi i këtyre tre elementeve, të cilat përfaqësojnë vlerat tona kryesore, lind Tribe, një projekt inovativ gastronomik që i jep jetë sugjerimeve të vërteta të kuzhinës.
Tribe ka një dizajn të studiuar për t’ju dhënë një eksperiencë të paharrueshme gastronomike: këtu mund të qëndroni çdo ditë për të shijuar specialitete të shijshme të mishit, peshkut, piatat vegjetariane, ëmbëlsira të përgatitura në mënyrë artizanale që përmbajnë mirësinë e vërtetë.
Vendndodhja e saj në qendër, në afërsi të atraksioneve kryesore turistike të Kryeqytetit, e bën atë vend ideal për t’u ndalur për drekë dhe darkë për t’u çlodhur para se të vijoni përsëri për të zbuluar qytetin.

Filozofia jonë

Filozofia jonë e ushqimit i ka rrënjët e saj në karakteristikat e shijes dhe elementeve të lashta të përpunimit. Ne i kushtojmë një rëndësi maniakale cilësisë së lëndës së parë nga toka dhe deti, prodhimeve organike të territorit, ndërsa përpiqemi të paraqesim edhe cilësinë ushqimore më të lartë nga të katër anët e botës.
Tek TRIBE, ne ndërthurim teknikat tradicionale me prodhimet më të mira të sezonit në tregun shqiptar e ndërkombëtar. Mishi më i mire regjet këtu dhe shërbehet i gatuar thjesht dhe plot dashuri, në mënyrë që karakteri i rajonit të prejardhjes të shfaqet sa më bindshëm në shije, aromë dhe pamje.

Regjja e mishit dhe peshkut kryhet sipas standardit dry aged të ruajtjes për një periudhë të caktuar kohore në një dhomë të ndërtuar enkas për këtë proces.
Brenda asaj që përfaqëson mënyra jonë e të bërit gastronomi, peshku ton dry aged, ostriket dhe guackat e ndryshme, arragostat, gaforret mbretërore nga Alaska, apo edhe havjaret Beluga e Osetra nga më të mirat në planet do të ofrohen me freski dhe imagjinatë.

TRIBE angazhohet vazhdimisht në mbështje të prodhuesve shqiptarë të ushqimit dhe pijeve, duke shpalosur pasurinë, cilësinë dhe vlerat e vendit tonë. Përveç lëndëve të para ushqimore që vijnë tek ne nga Vermoshi deri në Konispol, vera shqiptare zë një vend të rëndësishëm midis 200 etiketave të verës në kantinën tonë.
Për ne ka rëndësi që secili nga ju të shijojë një përvojë gjithëpërfshirëse në TRIBE.

"Nuk ka dashuri me te sinqerte sesa dashuria per USHQIMIN"

"There is no LOVE sincere,
then the love of FOOD"

- George Bernard Shaw -

Executive chef JULI ZGURO

Executive chef JULI ZGURO

Pikat tona të forta

Është fantazia dhe aftësia e shefit të kuzhinës Juli Zguro që e bën menunë e Tribe aq të veçantë. Me dhunti dhe pasion ai arrin që t’i përfshijë çdo herë të ftuarit në një udhëtim të ri dhe të shijshëm. Mishi është zgjedhur me kujdes dhe vjen nga fermat më të mira lokale, të kombinuara me perime sezonale dhe të kombinuara me birra ose verëra të zgjedhura. Brenda asaj që përfaqëson mënyra jonë e të bërit gastronomi, peshku ton dry aged, ostriket dhe guackat e ndryshme, arragostat, gaforret mbretërore nga Alaska, apo edhe havjaret Beluga e Osetra nga më të mirat në planet do të ofrohen me freski dhe imagjinatë.

Nuk mungojnë pjatat vegjetariane dhe ëmbëlsira të përgatitura vetë për të kënaqur çdo preferencë.

Hapësirat tona janë të rehatshme dhe mikpritëse, të mobiluar me stil për të përcjellë gjithë personalitetin tonë. Falë organizimit tonë efikas, ne mund t’ju presim në dreka dhe darka pune dhe t’ju argëtojmë në netë me temë dhe muzikë e përzgjedhur duke iu përshtatur stilit. Restoranti nga pozicioni i tij strategjik ju lejon të arrini në pak hapa Kështjellën e Tiranës, Sahatin dhe Xhaminë.

Lexoni menunë

Të presim tek Tribe!

Pedonale, Rr. Murat Toptani, Tiranë
Tel:+355 68 609 1664
Mail: info@triberestaurant.al

Oraret e hapjes dhe të mbylljes
Nga e Hëna deri të dielën: 12.00 – 23.00